Sionistët kundër Trump?
https://parstoday.ir/sq/news/world-i93069-sionistët_kundër_trump
Shoqatat hebreje amerikanë kanë denoncuar Donald Trump për deklarata antisemite në një fjalim fundjavën e kaluar në Samitin e Këshillit Kombëtar Izraelito-Amerikan (IAC) në Florida.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 09, 2019 16:39 Europe/Tirane
  • Sionistët kundër Trump?

Shoqatat hebreje amerikanë kanë denoncuar Donald Trump për deklarata antisemite në një fjalim fundjavën e kaluar në Samitin e Këshillit Kombëtar Izraelito-Amerikan (IAC) në Florida.

Presidenti amerikan është ankuar se disa hebrenj "nuk e duan sa duhet Izraelin". Halie Soifer, drejtore ekzekutive e Këshillit Demokratik Hebre të Amerikës, në një deklaratë i përshkroi deklaratat e presidentit amerikan si "të ndyra dhe sektare". "Deklaratat thellësisht fyese të Trump, përfshirë përsëritjen e paarsyeshme të stereotipeve negative që janë përdorur historikisht për të sulmuar hebrenjtë, vetëm forcojnë besimin tonë se Donald Trump është kërcënimi më i madh për hebrenjtë amerikanë", tha Halie Soifer. Donald Trump duke folur para turmës së hebrenjve në Florida, tha: "Ju (hebrenjtë) jeni të shumtë në sektorin e pasurive të patundshme, sepse unë ju njoh shumë mirë. Ju jeni vrasës brutalë. Nuk jeni aspak njerëz të këndshëm. Por ju duhet të votoni për mua; nuk keni zgjidhje tjetër. " "Ju keni hebrenj që janë njerëz të mëdhenj, por ata nuk e duan sa duhet Izraelin", vazhdoi Presidenti i SHBA. Ndërkohë, Halie Soifer tha se Trump nuk kishte mbështetjen e shumicës së komunitetit hebre amerikan. "Hebrenjtë amerikanë me siguri kanë zgjedhjet e tyre, dhe ata nuk do të votojnë për Trump ose Partinë Republikane", deklaroi ajo.