Amerika sanksionon edhe evropianët
https://parstoday.ir/sq/news/world-i93077-amerika_sanksionon_edhe_evropianët
Departamenti i Thesarit i SH.B.A.-së shtoi një numër personash juridikë dhe fizikë evropianë në listën e tij të sanksioneve.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 10, 2019 04:40 Europe/Tirane
  • Amerika sanksionon edhe evropianët

Departamenti i Thesarit i SH.B.A.-së shtoi një numër personash juridikë dhe fizikë evropianë në listën e tij të sanksioneve.

Departamenti i Thesarit dje shtoi emrat e dy individëve dhe pesë ndërmarrjeve, disa prej tyre evropiane, në listën e tij të sanksioneve, tha sekretari i Thesarit amerikan Steven Manuchin të hënën, në Ditën Botërore kundër Korrupsionit. SHBA po synon të sulmojë aktivistë të korruptuar dhe rrjetet e tyre në disa vende në Evropë, Azi dhe Amerikën Latine. Serbia, Letonia dhe Qipro janë tre vende evropiane, emrat dhe kompanitë e të cilave janë renditur në listën e sanksioneve. Kryetari i qytetit Ventspils në Letoni, Ivars Lembergs është një nga njerëzit më të famshëm që është sanksionuar nga Amerika. Uashingtoni e ka akuzuar atë për korrupsion dhe pastrim parash.