Refuzohet pretendimi i Trump kundër FBI
Inspektori i përgjithshëm i Departamentit Amerikan të Drejtësisë ka deklaruar se në hetimet e tij nuk ka gjetur kurrfarë dokumenti që tregon se FBI ka përgjuar ose spiunuar shtabin elektoral të Trump gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Michael Harowitz, inspektori i përgjithshëm i Departamentit të Drejtës së Amerikës, ditën e hënë ka deklaruar se gjatë hetimeve të tij ka arritur në këtë përfundim se autoritetet e FBI në përgjimet ndaj Karter Picht, këshilltarit të Trump në shtabin elektoral të tij, nuk ka vepruar me motive politike.
Michael Harowitz shtoi: "Natyrisht se ka ndodhur neglizhencë dhe gabime në veprimet e FBI siç është rast në përgjimin e Karter Pich dhe nganjëherë autoritetet e FBI nuk kanë mundur t'i administrojnë në mënyrë të drejtë hetimet e veta".
William Barr, sekretari amerikan i drejtësisë, në reagim ndaj këtij raporti të Michael Harowitz, me anë të një deklarate, ka refuzuar rezultatin kryesor të tij se kanë ekzistuar dëshmi të mjaftueshme që e bëjnë të nevojshme fillimin e hetimeve të FBI nga shtabi elektoral i Trump në vitin 2016.