Forcat amerikane dëbohen nga baza Incirlik?
https://parstoday.ir/sq/news/world-i93113-forcat_amerikane_dëbohen_nga_baza_incirlik
Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu tha se Ankaraja do të këmbëngulë që Shtetet e Bashkuara të braktisin bazën ajrore të Incirlik nëse qeveria amerikane miraton sanksione të reja kundër Turqisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 11, 2019 16:49 Europe/Tirane
  • Forcat amerikane dëbohen nga baza Incirlik?

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu tha se Ankaraja do të këmbëngulë që Shtetet e Bashkuara të braktisin bazën ajrore të Incirlik nëse qeveria amerikane miraton sanksione të reja kundër Turqisë.

Mevlut Cavusoglu denoncoi përpjekjet e Kongresit Amerikan për vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Turqisë, nën pretekstin e blerjes së raketave ruse S-400 nga Ankaraja. "Ne po përgatitemi për skenarin më të keq dhe do të marrim një vendim të duhur, dhe nëse Shtetet e Bashkuara vendosin sanksione kundër Turqisë, çështja e tërheqjes së SHBA nga bazat e Incirlik dhe Kurecik mund të vendoset në rendin e ditës", tha Cavusoglu. Sipas gazetës turke Daily Sabah, kreu i diplomacisë turke tha se bateria e raketave S-400 është një pajisje mbrojtëse dhe jo ofensive. "Nëse Amerikanët refuzojnë të na dorëzojnë avionët F-35, Moska me siguri do të na ofrojë aeroplanët luftarakë të prodhuar nga Rusia për të zëvendësuar aeroplanët amerikanë," shtoi Ministri i Jashtëm turk. Moska është shprehur e gatshme t'i japë Turqisë avionët modernë Sukhoi-35.