Turqia kthen dy gjermanë anëtarë të ISIS
https://parstoday.ir/sq/news/world-i93124-turqia_kthen_dy_gjermanë_anëtarë_të_isis
Ministria e Brendshme e Turqisë njoftoi se Ankaraja ka kthyer dy gjermanë të tjerë që i përkasin grupit terrorist ISIS.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 12, 2019 05:15 Europe/Tirane
  • Turqia kthen dy gjermanë anëtarë të ISIS

Ministria e Brendshme e Turqisë njoftoi se Ankaraja ka kthyer dy gjermanë të tjerë që i përkasin grupit terrorist ISIS.

Ministria e Brendshme turke njoftoi të mërkurën se u kishte dorëzuar autoriteteve përkatëse dy shtetas gjermanë të mbajtur në burg dhe që ishin anëtarë të grupit terrorist ISIS, sipas agjencisë së lajmeve Anatolia. Ministria e Brendshme turke theksoi se procesi i kthimit të terroristëve të huaj në vendet e tyre vazhdon. Rreth dhjetë ditë më parë, Ministria e Brendshme turke kishte kthyer pesë anëtarë gjermanë të grupit terrorist ISIS në vendin e tyre. Gjithashtu të Dielën, qeveria turke ktheu një terrorist Australian në vendin e tij. Turqia ka filluar kthimin e elementeve evropianë të ISIS në vendet e tyre që nga 11 nëntori. Ministri i Brendshëm turk Suleiman Solu kishte thënë më herët se vendi nuk është hotel për terroristët e ISIS-it dhe se Ankaraja do t'i kthejë anëtarët evropianë të grupit në vendin e tyre. Me fillimin e krizës siriane, Turqia u bë pika kryesore e hyrjes për elementët e ISIS it. Kriza në Siri filloi në vitin 2011 me agresionin e gjerë të grupeve terroriste të mbështetur nga Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre për të ndryshuar ekuacionet e rajonit në favor të regjimit sionist, por pa arritur asnjë rezultat.