Drejtori i ANEA-s vendos të vizitojë Iranin
Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike ka konfirmuar vendimin e tij për t'u takuar me përfaqësuesit e Iranit në Vjenë dhe ka thënë se çështja e vizitës së tij në Iran, ka qenë prej temave kryesore të këtij takimi.
Rafael Grossi, drejtori i përgjithshëm i ANEA-s, sot të enjten në një intervistë ekskluzive me agjencinë e lajmeve Sputnik, takimin me delegacionin iranian e ka vlerësuar shumë pozitiv dhe ka thënë: "Është e natyrshme se duhet të shkojë në Teheran dhe të vizitojë potencialet atje. Ne akoma nuk kemi vendosur për datën e këtij udhëtimi".
Rafael Grossi shtoi: "Takimi i javës së kaluar në Vjenë, na mundësojë neve që ne të kemi rastin e parë për fillimin e bashkëpunimit me njëri-tjetrin".
Rafael Grossi më parë ka theksuar: "Republika Islamike e Iranit dëshiron të shpreh pikëpamjet dhe pritjet e veta në lidhje me procesin e veprimeve të ANEA-s, gjë që unë e mirëpres këtë çështje".