Senati njeh gjenocidin kundër Armenëve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i93144-senati_njeh_gjenocidin_kundër_armenëve
Senati i ShBA-së  miratoi më 12 dhjetor  rezolutën e Dhomës së Përfaqësuesve që njeh gjenocidin armen nga Perandoria Osmane.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 13, 2019 03:56 Europe/Tirane
  • Senati njeh gjenocidin kundër Armenëve

Senati i ShBA-së  miratoi më 12 dhjetor  rezolutën e Dhomës së Përfaqësuesve që njeh gjenocidin armen nga Perandoria Osmane.

Dhoma e Përfaqësuesve kishte miratuar në fund të tetorit, me shumicë votash 405 me 11 një rezolutë që quante masakrën e armenëve nga osmanët një gjenocid. Senati miratoi njëzëri, pas disa pengesave republikanëve  për të mos lejuar të votohej. Njëri prej senatorëve, Tedi Cruz e mirëpriti adoptimin e kësaj rezolute. "Kjo është java e tretë që merret në shqyrtim kjo rezolutë ndaj unë jam shumë i lumtur që arritëm ta miratonim sot" - shprehet Cruz. Ligji u miratua në kohën kur Ankaraja ka kërcënuar se do të kundërpërgjigjet, nëse Uashingtoni i vendos sanksionet e paralajmëruara. Komisioni i jashtëm i Senatit amerikan votoi të enjten paketën e masave ndëshkimore ndaj zyrtarëve të lartë turq, një sërë kufizimesh për armatimet dhe një raport për presidentin Erdogan. Senati amerikan mund të ndëshkojë Ankaranë për operacionin e saj antiterror në Siri dhe për zotërimin e sistemit të avancuar antiraketor nga Rusia. Kryediplomati turk, Mevlyt Çavusholu, kërcënoi të mërkurën se Turqia do të përgjigjet me kundër-sanksione nëse plani votohet formalisht. "Ligjvënësit amerikanë duhet të kuptojnë se nuk arrijnë asgjë me imponime. Nëse mbajnë qasje pozitive ndaj nesh, edhe ne do reagojmë pozitivisht. Në të kundërt, do të kundërpërgjigjemi," u shpreh Çavushoglu. Paralajmërimi erdhi pasi komisioni i Senatit amerikan për punët e jashtme miratoi me mbështetje dypartiake aplikimin e sanksioneve ndaj Ankarasë.