Rusia shpreson në  përfundimin e vakumit të pushtetit në Irak
https://parstoday.ir/sq/news/world-i93149-rusia_shpreson_në_përfundimin_e_vakumit_të_pushtetit_në_irak
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse tha se Rusia shpreson të zgjidhet sa më shpejt problemi i vakumit të pushtetit në Irak.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 13, 2019 03:56 Europe/Tirane
  • Rusia shpreson në  përfundimin e vakumit të pushtetit në Irak

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse tha se Rusia shpreson të zgjidhet sa më shpejt problemi i vakumit të pushtetit në Irak.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova u tha gazetarëve të enjten në mbrëmje se Rusia pret që Iraku të jetë në gjendje të emërojë kryeministrin në kohën e duhur. Tani që presidenti irakian tani po këshillohet me fraksionet parlamentare për zgjedhjen e një kandidati për kabinetin e ri qeveritar, " Ne presim një zgjidhje konsensusuale për të parandaluar një boshllëk të pushtetit," tha Zakharova. Zakharova gjithashtu theksoi: Rusia mbështet hapat e ndërmarrë nga zyrtarët irakianë për krijimin e një dialogu gjithëpërfshirës kombëtar, si dhe reformat sociale dhe ekonomike. Diplomatja ruse theksoi se vetë populli irakian duhej të vendoste për çështjet politike të brendshme pa ndërhyrjen e faktorit të jashtëm. Brenda tre ditëve do të mbarojë afati për emërimin e kryeministrit të ri apo pasardhësit të Adel Abdul Mahdi, i cili u tërhoq nga 30 nëntori. Ende nuk ka kandidatë për postin dhe dy nga tre fraksionet kryesore në parlament nuk kanë pranuar të marrin pjesë në proces. Ndërsa protestat u intensifikuan, kryeministri i Irakut u tërhoq dhe parlamenti irakian ra dakord të zhvillojë një seancë të jashtëzakonshme duke rënë dakord me dorëheqjen e kryeministrit Adel Abdul Mahdi. Sipas kushtetutës së Irakut, presidenti pasi të ketë pranuar dorëheqjen e kryeministrit, ka 15 ditë kohë që të emërojë një kryeministër të ri.