Turqia proteston pranë ambasadorit amerikan
https://parstoday.ir/sq/news/world-i93171-turqia_proteston_pranë_ambasadorit_amerikan
Ministria e Jashtme e Turqisë ka thirrur ambasadorin amerikan në Ankara për të protestuar ndaj një rezolute të miratuar nga Senati amerikan që njohu vrasjet masive të armenëve të shekullit të 20-të si "gjenocid".
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 14, 2019 04:47 Europe/Tirane
  • Turqia proteston pranë ambasadorit amerikan

Ministria e Jashtme e Turqisë ka thirrur ambasadorin amerikan në Ankara për të protestuar ndaj një rezolute të miratuar nga Senati amerikan që njohu vrasjet masive të armenëve të shekullit të 20-të si "gjenocid".

Ministria e Jashtme turke tha të premten se ajo përcolli zemërimin e Turqisë për vendimin arbitra të Senatit amerikan. Balanca e fuqisë midis Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë nuk i lë Ankarasë asnjë shans për të përdorur masa kundërpërgjigjeje. Trump nga ana e tij ka treguar se ai jo vetëm që nuk ka një ekip të fuqishëm të aftë të bindë senatorët, por në kundërshtim me ato që shohim në imazhet e takimeve me homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan, ai dëshiron të parandalojë Turqinë të marrë masa të pavarura mbrojtëse dhe të politikës së jashtme. Është e qartë se Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të vendosin marrëdhënie diplomatike me një Turqi të dobët e të varur dhe jo me një Turqi sovrane. Por tani Uashingtoni mund të shohë që nuk ka ndonjë formë serioze të bashkëpunimit me Ankaranë. Përkundrazi, po Turqia po i largohet dita- ditës.