Boris Johnson përgatit ndryshime të gjera në kabinetin qeveritar
https://parstoday.ir/sq/news/world-i93230-boris_johnson_përgatit_ndryshime_të_gjera_në_kabinetin_qeveritar
Kryeministri i Britanisë së Madhe pas fitores së partisë konservatore në zgjedhjet parlamentare të Britanisë, ka përgatit një program për bërjen e ndryshimeve të mëdha në kabinetin qeveritar.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 15, 2019 15:23 Europe/Tirane
  • Boris Johnson përgatit ndryshime të gjera në kabinetin qeveritar

Kryeministri i Britanisë së Madhe pas fitores së partisë konservatore në zgjedhjet parlamentare të Britanisë, ka përgatit një program për bërjen e ndryshimeve të mëdha në kabinetin qeveritar.

E përjavshmja britaneze "Sundy Times" njoftoi se Boris Johnson, kryeministri i Britanisë, synon të bëjë ndryshime themelore në strukturën e kabinetit qeveritar dhe gjatë këtij procesi do të eliminohen disa ministri dhe do të zhvendosen disa anëtarë të qeverisë me qëllim që të realizohen qëllimet e qeverisë konservatore pas procesit të daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian.

Boris Johnson do t'i shfrytëzojë ditët e pushimeve të krishtlindjeve për të hartuar programin për këtë ndryshim të madh në strukturën e kabinetit qeveritar ku një prej këtyre ndryshimeve do të jetë edhe themelimi i një ministrie të re për çështje kufitare dhe emigracion.

Kjo ministri i e re do të ketë për detyrë forcimin e sigurisë dhe zbatimin e sistemit të ri për emigracion dhe për lëshimin e vizave. Pas zbatimit të procesit të Brexit-it rreth një e treta e funksionarëve të qeverisë do të zëvendësohet me ekspertë ekonomik të rinj.