Nadler: Trump po paraqet kërcënim për sigurinë kombëtare
Kryetari i Komitetit të Gjyqësorit të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Jerrold Nadler ka mbrojtur procedurat e fajësimit kundër Donald Trump, duke e quajtur presidentin amerikan një "kërcënim" për sigurinë kombëtare.
Nadler tha në një intervistë për ABC News të Dielën se "integriteti" i zgjedhjeve në SHBA ishte në rrezik pasi Trump kishte kërkuar ndërhyrje të huaj në votimin e mëparshëm. "Ky president komplotoi, kërkoi ndërhyrje të huaj në zgjedhjet e vitit 2016. "Ai po kërkon hapur ndërhyrjen në zgjedhjet e vitit 2020 dhe ai paraqet një kërcënim të vazhdueshëm për sigurinë tonë kombëtare dhe për integritetin e zgjedhjeve tona si dhe për vetë sistemin tonë demokratik. Ne nuk mund ta lejojmë këtë të vazhdojë", tha Nadler. Ndërkohë, një sondazh i Fox News, i publikuar në mëngjes të dielën, zbuloi se shumica e amerikanëve, 54 për qind, thanë që presidenti Donald Trump duhet të akuzohet si fajtor. Sondazhi i fundit i Fox News i kryer javën e kaluar zbuloi se shumica e të rriturve amerikanë nga të gjitha përkatësitë politike thonë se Trump abuzoi me pushtetin e tij në detyrë, me 50 për qind të amerikanëve që thanë se ai duhet të akuzohet si fajtor dhe hiqet si president. Të anketuarit kundërshtuan pretendimin e Trump dhe republikanët që presidentët amerikanë zakonisht kërkojnë nga qeveritë e huaja ndihmë në hetimin e rivalëve politikë.