Nëndetëset ruse tmerrojnë NATO-n!
"Rusia modernizon rregullisht flotën e saj të nëndetëseve dhe kjo ka shkaktuar shqetësim të madh për Aleancën e Atlantikut të Veriut."
Njoftimi u bë nga kanali televiziv gjerman n-tv, i cili shton: "Nëndetëset e sofistikuara ruse kanë bërë një përparim të jashtëzakonshëm. Ato janë të pajisura me super-teknologji dhe janë të afta për të prerë kabllot e internetit nën det. Manovrat e rregullta ushtarake të Rusisë i dërgojnë një paralajmërim serioz NATO-s. Prandaj Aleanca do të përgatitet për një luftë të mundshme detare. " "Flota e nëndetëseve të Rusisë nuk ka qenë kurrë kaq aktive sa sot, që nga fundi i Luftës së Ftohtë," tha n-tv, duke përmendur informacionet e dhëna nga selia e NATO-s në Bruksel. Po kështu, zëdhënësi i NATO-s tha për kanalin televiziv gjerman n-tv se flota ruse vazhdimisht po kryen operacione trajnimi nënujore. Këto ngjarje bënë që NATO të përgjigjet, shtoi televizioni gjerman. "Nga ana e saj, NATO planifikon të forcojë patrullimet e saj në Atlantikun e Veriut, si dhe mbështetjen e saj ajrore për t'iu përgjigjur betejave të nëndetëseve". Raporti i n-tv shton se shqetësimi i perëndimorëve për përparimin e bërë nga flota detare ruse vetëm sa po rritet gjithnjë e më shumë. "Nëndetëset ruse janë bërë shumë më të qeta dhe raketat e tyre shumë më të shpejta. Për momentin, një nëndetëse e fuqishme ruse e klasit Borei është në fazën e provës dhe pritet që këto nëndetëse të pajisen me raketa supersonike Zircon deri në vitin 2020. Dhe ne nuk mund të themi me siguri që sistemet perëndimore të përgjimit do të jenë në gjendje t'i përgjojnë ato", shton raporti i televizionit gjerman. NATO është gjithashtu e shqetësuar që nëndetëset ruse mund të presin kabllot nëndetare të telekomunikacionit që lidhin Shtetet e Bashkuara dhe Evropën. "Meqenëse rrjetet e telekomunikacionit në internet varen kryesisht nga këto kabllo, kjo mund të konsiderohet në kontekstin e menaxhimit të një lufte hibride nga ana e Rusisë. Kjo është ideja që qarqet perëndimore kanë aktualisht për aktivitetet nënujore të Moskës." Në përfundim, kanali n-tv shton se lufta nëndetare do të jetë një nga shqetësimet kryesore të NATO-s në të ardhmen.