Evropa eksporton qumësht pluhur false në Afrikë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i93263-evropa_eksporton_qumësht_pluhur_false_në_afrikë
Industria e bulmetit në Evropë ka eksportuar qumësht pluhur false të prodhuar me vajin e palmës në Afrikë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 17, 2019 05:22 Europe/Tirane
  • Evropa eksporton qumësht pluhur false në Afrikë

Industria e bulmetit në Evropë ka eksportuar qumësht pluhur false të prodhuar me vajin e palmës në Afrikë.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia France 24 sipas të cilës 5 organizata popullore në bashkëpunim me prodhuesit afrikanë, kanë zbuluar se qumështi pluhur që eksportohet nga Evropa në Afrikë është i pasuruar me vaj palme. Industria e bulmetit në Evropa yndyrat e qumështit i nxjerr për prodhimin e gjalpit ndërsa pjesën tjetër e pasuron me vaj palme për ta kthyer në qumësht pluhur për eksport në Afrikë. Vaji i palmës është 12 herë më i lirë sesa gjalpi natyral.