Turqia planifikon të krijojë një bazë ushtarake në Libi
(last modified Tue, 17 Dec 2019 19:27:15 GMT )
Dhjetor 17, 2019 20:27 Europe/Tirane
  • Turqia planifikon të krijojë një bazë ushtarake në Libi

Turqia po planifikon të krijojë një bazë ushtarake në Libi që synon të sigurojë mbështetje më të madhe për Qeverinë e Unitetit Kombëtar në Tripoli, pas një marrëveshje ushtarake të nënshkruar midis dy palëve muajin e kaluar.

Media lokale raportoi se baza ushtarake do të vendoset në Tripoli, dhe se Ankaraja kishte filluar tashmë të përgatiste dhe të sigurojë pajisjet e nevojshme për bazën në mbështetje të qeverisë së njohur ndërkombëtarisht të Libisë të udhëhequr nga Fajez al-Sarraxh. E përditshmja turke Yeni Safak citon burime ushtarake që thonë se Ankaraja u kishte kërkuar forcave të armatosura të pajisnin anijet dhe aeroplanët në përgatitje për transferimin e forcave turke në Libi. Burimet thanë se procesi i transferimit në Tripoli tashmë ka filluar, me anijet që transferojnë dronë, tanke, forca të blinduara dhe njësi komando. Burimet zbuluan gjithashtu se aeroplanët e transportit dhe helikopterët janë përgatitur dhe paralajmëruar të nisen drejt aeroportit Misrata të mbajtur nga Qeveria e Unitetit Kombëtar të Libisë. Që nga viti 2014, Libia është ndarë midis dy qeverive rivale: Dhoma e Përfaqësuesve me qendër në qytetin lindor Tobruk dhe Qeveria e Unitetit Kombëtar në Tripoli. Gjenerali rebel libian Khalifa Haftar, i cili është komandant i përgjithshëm i të ashtuquajturës Ushtri Kombëtare Libiane (LNA), mbështet qeverinë lindore.

 

Tags