Associated Press: Dhoma e Përfaqësuesve do të votojë pro shkarkimit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i93295-associated_press_dhoma_e_përfaqësuesve_do_të_votojë_pro_shkarkimit
Agjencia Associated Press shkruan se Dhoma e Përfaqësuesve në Amerikë tashmë është e bindur se mbi gjysma e anëtarëve do të votojnë pro shkarkimit të Trump.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 18, 2019 05:51 Europe/Tirane
  • Associated Press: Dhoma e Përfaqësuesve do të votojë pro shkarkimit

Agjencia Associated Press shkruan se Dhoma e Përfaqësuesve në Amerikë tashmë është e bindur se mbi gjysma e anëtarëve do të votojnë pro shkarkimit të Trump.

Agjencia në fjalë citon qëndrimin më të fundit të Dhomës së Përfaqësuesve që thotë se demokratët aktualisht kanë numrin e dëshiruar të votave për të votuar pro procesit të shkarkimit të presidentit amerikan. Donald Trump akuzohet nga Dhoma e Përfaqësuesve se ka ushtruar presion mbi presidentit e Ukrainës për të kryer hetime kundër kandidatit për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 Joe Biden, si dhe ka krijuar pengesa në procesin e hetimit nga ana e Kongresit. Sipas agjencisë Associated Press, 216 përfaqësues demokratë janë bindur për të dhënë votën pro kundër presidentit amerikan për akuzën e abuzimit me pushtetin e presidentit. Ndërkohë Rezultatet e një sondazhi tregojnë se gjysma e qytetarëve të Amerikës mbështesin planin për thirrjen e Trump në interpelancë dhe shkarkimin e tij. Faqja informative Hill njoftoi se sondazhi i kanalit televiziv Fox News tregon se mbi 50% e të anketuarve në këtë sondazh janë shprehur pro thirrjes së Trump në interpelancë dhe shkarkimin e tij nga pushteti. Rezultatet e këtij sondazhi tregojnë se 41% e të anketuarve janë shprehur kundër thirrjes së Trump në interpelancë. Sipas këtij sondazhi, 4% e qytetarëve amerikanë janë deklaruar se janë pro thirrjes së Trump në interpelancë kurse nuk mbështesin shkarkimin e tij.