Merkel kundërshton sanksionet amerikane ndaj Iranit dhe Rusisë
Berlini dënon karakterin ekstra-territorial të sanksioneve amerikane. Kancelarja gjermane Angela Merkel ka kritikuar sanksionet ekstra-territoriale të SHBA-së, përfshirë ato të vendosura ndaj Iranit dhe Rusisë.
Duke iu drejtuar parlamentit gjerman të Mërkurën 18 Dhjetor, Merkel kritikoi gjithashtu vendimin e SHBA për vendosjen e sanksioneve në tubacionin e ri të gazit ruso-gjerman, sipas AP. Duke iu referuar tërheqjes së Uashingtonit nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 midis fuqive botërore dhe Iranit, Merkel tha: "Ne jemi kundër sanksioneve ekstra-territoriale, dhe jo vetëm ndaj sanksioneve që u vendosën dje. Ne gjithashtu e kemi këtë problem edhe me Iranin. " Senati i Shteteve të Bashkuara miratoi një ligj të martën 15 dhjetor për të vendosur sanksione ndaj kompanive të përfshira në ndërtimin e tubacionit nëndetar rreth 1.200 kilometra të gjatë për të transportuar gaz natyror rus në Gjermani.