Vazhdojnë protestat në Katatonia të Spanjës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i93318-vazhdojnë_protestat_në_katatonia_të_spanjës
Aktivistë të shumtë bllokuan linjat hekurudhore, studentët braktisën shkollat e universitetet, ndërsa mbështetës të shkëputjes së Katalonjës nga Spanja marshuan në numër tejet të shumtë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 19, 2019 05:35 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë protestat në Katatonia të Spanjës

Aktivistë të shumtë bllokuan linjat hekurudhore, studentët braktisën shkollat e universitetet, ndërsa mbështetës të shkëputjes së Katalonjës nga Spanja marshuan në numër tejet të shumtë.


Marshimi i djeshëm në Barcelonë, në kryeqytetin e rajonit verilindor të Spanjës, mblodhi dhjetëra mijëra njerëz dhe kulmoi një ditë të zhurmshme dhe me demonstrata të mëdha e jo të dhunshme. Lëvizja që shkaktoi edhe krizën më të rëndë politike në Spanjë prej dekadash, u shënua nga një lëvizje e copëzuar katalanase për pavarësi, mes bisedimeve delikate mbi të ardhmen e rajonit me qeverinë socialiste të qendrës së majtë të mbretërisë. Referendumi i 1 tetorit të vitit të kaluar në Katalonjë, i përcaktuar si i paligjshëm nga Gjykata Kushtetuese, u ndalua nga policia spanjolle dhe dështoi në synimin e saj për të prodhuar atë që pritej të ishte një shtet më vete katalanas. Për shumë katalanas, votimi u bë simbol i betejës prej vitesh e vitesh për vetëvendosje. Në një përpjekje separatiste, aktivistë në mbarë rajonin bllokuan rrugët dhe autostradat kryesore, ndërsa studentë gjimnazesh dhe kolegjesh bojkotuan mësimin, duke mbajtur edhe fjalime emocionuese në protestat masive.