OKB kërkon heqjen e kufizimeve për diplomatët iranianë
AP e OKB ditën e mërkurë me anë të një rezolute i ka kërkuar Amerikës që në cilësinë e vendit organizator dhe pritës të heqë kufizimet e vendosura kundër diplomatëve iranianë.
Rezoluta në fjalë më herët ishte përpiluar nga vende si Qipro, Bullgaria, Kanadaja, Kosta Rika dhe Bregu i Fildishtë. Rezoluta në fjalë gjithashtu ka dënuar Amerikën për shkak se nuk ka lëshuar viza për disa diplomatë rusë. Qeveria amerikane verën e këtij viti ka vendosur kufizime të ashpra qarkullimi për diplomatët dhe funksionarët iranianë gjatë kohës kur ata ndodheshin në Amerikë. Uashingtoni qarkullimin e tyre e ka kufizuar vetëm pranë godinës së OKB në Nju Jork. Qeveria amerikane gjithashtu nuk ka dhënë viza për 10 pjesëtarë të delegacionit rus që kishte program të merrte pjesë në takimin e AP të OKB. Sabotimet e qeverisë amerikane bëhen në kohën kur Uashingtoni në bazë të akordit si një vend organizator dhe pritës i selisë së OKB, ka për detyrë tu japë viza të gjithë personave që synojnë të punojnë me organizatën në fjalë.