Putin: Kriza në Ukrainë, nuk ka zgjidhje ushtarake
Dhjetor 19, 2019 16:41 Europe/Tirane
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka mbrojtur separatistët pro-rusë në Ukrainën lindore dhe bëri thirrje për bisedime midis tyre dhe qeverisë së Kievit për të ndihmuar në rivendosjen e paqes.
Ai tha që Ukraina kishte pranuar nënshkrimet e udhëheqësve rebelë në marrëveshjen e armëpushimit të Minskut e nënshkruar në vitin 2015.Rebelët pro-rusë filluan një kryengritje të mbështetur nga Rusia në Prill të 2014, duke zaptuar pjesën më të madhe të rajonit Donbas. Ukraina denoncoi pretendimin e tyre për pavarësi si një revoltë e paligjshme.
Tags