Putin: Kriza në Ukrainë, nuk ka zgjidhje ushtarake
https://parstoday.ir/sq/news/world-i93341-putin_kriza_në_ukrainë_nuk_ka_zgjidhje_ushtarake
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka mbrojtur separatistët pro-rusë në Ukrainën lindore dhe bëri thirrje për bisedime midis tyre dhe qeverisë së Kievit për të ndihmuar në rivendosjen e paqes.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 19, 2019 16:41 Europe/Tirane
  • Putin: Kriza në Ukrainë, nuk ka zgjidhje ushtarake

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka mbrojtur separatistët pro-rusë në Ukrainën lindore dhe bëri thirrje për bisedime midis tyre dhe qeverisë së Kievit për të ndihmuar në rivendosjen e paqes.

Ai tha që Ukraina kishte pranuar nënshkrimet e udhëheqësve rebelë në marrëveshjen e armëpushimit të Minskut e nënshkruar në vitin 2015.Rebelët pro-rusë filluan një kryengritje të mbështetur nga Rusia në Prill të 2014, duke zaptuar pjesën më të madhe të rajonit Donbas. Ukraina denoncoi pretendimin e tyre për pavarësi si një revoltë e paligjshme.