Shërbimi i Sigurisë Ruse: Putin ishte objektiv i mundshëm i sulmit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i93355-shërbimi_i_sigurisë_ruse_putin_ishte_objektiv_i_mundshëm_i_sulmit
Shërbimi rus i sigurisë ka deklaruar se ka të ngjarë që presidenti rus Vladimir Putin të ketë qenë në shënjestër të një sulmi të armatosur mbrëmjen e së enjtes në Moskë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 20, 2019 05:23 Europe/Tirane
  • Shërbimi i Sigurisë Ruse: Putin ishte objektiv i mundshëm i sulmit

Shërbimi rus i sigurisë ka deklaruar se ka të ngjarë që presidenti rus Vladimir Putin të ketë qenë në shënjestër të një sulmi të armatosur mbrëmjen e së enjtes në Moskë.

Sipas shërbimit rus të sigurisë, Vladimir Putin do të merrte pjesë në një festë të sigurisë në selinë e Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse. Selia e Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse është e vendosur në Sheshin Lubyanka dhe afër vendeve të rëndësishme si Duma, pallati Kremlin dhe Këshilli i Federatës Ruse. Rreth orës 5 të mbasdites të së enjtes, një person i paidentifikuar me një armë kallashnikovi hyri në zonën e pritjes së ndërtesës së sigurisë qendrore ruse në Moskë dhe menjëherë hapi zjarr ndaj rojeve të sigurisë. Një roje u vra dhe pesë forca të sigurisë dhe një këmbësor u plagosën rëndë në këtë ngjarje. Disa burime kanë raportuar për dy vdekje. Sulmuesi u qëllua gjithashtu për vdekje nga forcat speciale ruse pas rreth gjysmë ore shkëmbim zjarri.