Shtetet evropiane mbështesin marrëveshjen bërthamore në Këshillin e Sigurimit
Shtetet evropiane anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB, kanë kërkuar ruajtjen e marrëveshjes bërthamore.
Shtetet evropiane anëtare të Këshillit të Sigurimit ditën e enjte me anë të një deklarate lëshuar pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit për të diskutuar mënyrën e zbatimit të rezolutës 2231 në lidhje me marrëveshjen bërthamore, kanë deklaruar: “Marrëveshja bërthamore është element themelor për paqen dhe sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare”.
Ndërkohë Karen Pierce, përfaqësuesja e Anglisë, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB, pa vë në dukje fare mospërfilljen e Anglisë, Gjermanisë dhe Francës në zbatimin e zotimeve të tyre në kuadër të marrëveshjes bërthamore, pretendoi: “Është për të ardhur keq që Irani ka reduktuar zbatimin e zotimeve ndaj marrëveshjes bërthamore”.
Marc Pecsteen, përfaqësuesi i Belgjikës, në mbledhjen e KS të OKB, deklaroi: “Të gjitha vendet anëtare të KS duhet t’a mbështesin marrëveshjen bërthamore”.
Ndërkohë Antonio Gutteres, sekretari i përgjithshëm i OKB, deklaroi: “Marrëveshja bërthamore në lidhje me programin atomik të Iranit është një prej sukseseve më të rëndësishme të diplomacisë multilaterale. Ndërkohë që të gjitha veprimet e Iranit janë të kthyeshme, nëse palët e tjera zbatojnë zotimet e veta”.