Sanders: Netanjahu është racist
https://parstoday.ir/sq/news/world-i93362-sanders_netanjahu_është_racist
Senatori demokrat dhe kandidati i zgjedhjeve brendapartiake për zgjedhjet presidenciale 2020 të Amerikës, e ka quajtur racist kryeministrin e regjimit sionist Netanjahu dhe ka kërkuar zbutjen e politikave të Uashingtonit ndaj Palestinës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 20, 2019 11:43 Europe/Tirane
  • Sanders: Netanjahu është racist

Senatori demokrat dhe kandidati i zgjedhjeve brendapartiake për zgjedhjet presidenciale 2020 të Amerikës, e ka quajtur racist kryeministrin e regjimit sionist Netanjahu dhe ka kërkuar zbutjen e politikave të Uashingtonit ndaj Palestinës.

Faqja informative “Times Israel” ka shkruar se Bernie Sanders, që e përshkruan veten si demokrat socialist dhe i cili renditet i dyti pas Joe Biden në shumë anketa, në debatin e pestë elektoral, vuri në dukje zyrtarizimin e akuzave për korrupsion ndaj Netanjahut dhe tha: “Ne duhet t’a kuptojmë se aktualisht Izraeli është nën udhëheqjen e Netanjahut i cili së fundi është akuzuar për korrupsion dhe nga pikëpamja ime, ai është një njeri racist. Politikat e Uashingtonit ndaj Izraelit duhet të përfshinë edhe mbështetjen ndaj Palestinës në mënyrë që të mund t’i përgjigjet edhe krizës njerëzore në Rripin e Gazës”.

 Bernie Sanders në vazhdim e quajti presidentin Trump "një gënjeshtar patologjik" i cili "i ka shitur njerëzit punonjës të këtij vendi".