Indi, 15 të vrarë në protesta
https://parstoday.ir/sq/news/world-i93374-indi_15_të_vrarë_në_protesta
Numri i protestuesve kundër ligjit për shtetësinë të vrarë në Indi u rrit në 15 persona.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 21, 2019 08:45 Europe/Tirane
  • Indi, 15 të vrarë në protesta

Numri i protestuesve kundër ligjit për shtetësinë të vrarë në Indi u rrit në 15 persona.

Sipas AFP nga New Delhi, të paktën gjashtë protestues të tjerë u vranë të premten në Uttar Pradesh, në veri të Indisë, e cila drejtohet nga partia e kryeministrit Narendra Modi. Numri i protestuesve të vrarë në protestat e fundit kundër ligjit të ri të shtetësisë në Indi është rritur në 15 njerëz. Me shtypjen e protestuesve gjatë javës së kaluar, opozitarët akuzuan lëvizjen nacionaliste qeverisëse të Indisë për "shtypje të pamëshirshme" të demonstruesve. Ndërkohë, deputetja Sonia Gandhi, lider i opozitës, dënoi "sulmet brutale" ndaj demonstruesve dhe në një mesazh video deklaroi: " Në një demokraci, njerëzit kanë të drejtë të ngrenë zërin kundër vendimeve dhe politikave të gabuara të qeverisë dhe të shprehin shqetësimin e tyre ".