Gjykata e Hagës verdikt kundër qeverisë së Holandës
(last modified Sat, 21 Dec 2019 15:00:05 GMT )
Dhjetor 21, 2019 16:00 Europe/Tirane
  • Gjykata e Hagës verdikt kundër qeverisë së Holandës

Një gjykatë e Hagës në një dosje për ambientalizmin, ka lëshuar vendim në favor të aktivistëve të ambientalizmit dhe në dëm të qeverisë së këtij vendi.

Kanali televiziv Al Xhazira njoftoi se një gjykatë në qytetin e Hagës ditën e premte ka lëshuar një verdikt në lidhje me padinë e një grupi të aktivistëve holandezë me anë të të cilit e ka obliguar qeverinë e Holandës për të ulur nivelin e ndotjes së ajrit.

Kjo gjykatë ka deklaruar se qeveria e Holandës është e obliguar që të mbrojë qytetarët përball ndryshimeve klimatike. Në bazë të këtij verdikti, qeveria e Holandës është obliguar të marrë masa të shpejta për t'u përballur me ndryshimet klimatike dhe për të reduktuar nivelin e ndotjes karbonike deri në fund të vitit të ardhshëm me 20% më shumë se sa niveli i caktuar më parë.

Vlen të theksohet se Holanda është një prej vendeve evropiane që prodhon nivel të madh të ndotjeve të ajrit. Organizata Urgenda e cila është një OJQ ambientaliste, ka paraqitur padi kundër qeverisë së Holandës për ndotjen e ajrit.

 

Tags