Erdogan kërcënon Rusinë
Në përgjigje të vendosjes së forcave të Rusisë në Libi, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan paralajmëroi se "Ankaraja nuk do të qëndrojë duarkryq, ndërsa mercenarët e Rusisë po ndihmojnë gjeneralin Haftar."
Presidenti turk, reagoi për vendimin rus mbi dërgimin e mundshëm të ushtarëve në Libi. Erdogan tha se Turqia nuk do të heshtë përballë mercenarëve të Rusisë si njësia Wagner, që ndihmon gjeneralin Khalifa Haftar, kreun e ushtrisë kombëtare Libiane. "Rusët punojnë përmes grupeve si Wagner si mercenarë për gjeneralin Haftar në Libi; ju e dini se kush po i financon ata, "shtoi Erdogan i cituar nga Reuters. "Haftar nuk është një politikan legjitim. Prania e tij është e paligjshme. Ka njerëz që duan t'i japin atij legjitimitet. Fajez al-Serraxh është udhëheqësi legjitim i Libisë", tha Erdogan. Më parë, agjencia ruse e lajmeve Inter Fax, duke cituar një burim në Ministrinë e Jashtme ruse, kishte raportuar se Moska ishte e shqetësuar se Turqia mund të dërgonte forca ushtarake në Libi.