Turqia e gatshme të dërgojë forca ushtarake në Libi
(last modified Sun, 22 Dec 2019 15:54:51 GMT )
Dhjetor 22, 2019 16:54 Europe/Tirane
  • Turqia e gatshme të dërgojë forca ushtarake në Libi

Fuat Oktay, zv/presidenti i Turqisë, ka deklaruar se në rast të një kërkese të qeverisë së pajtimit kombëtar të Libisë, qeveria e Ankarasë është e gatshme të dërgojë forca ushtarake në këtë vend.

Fuat Oktay gjithashtu ka deklaruar se qëllimi i Ankarasë është përballja me vazhdimin e sulmeve të armatosura kundër qeverisë legjitime të Libisë.

Deklaratat e Fuat Oktay janë bërë në kohën kur më parë Rexhep Taip Erdogan, presidenti i Turqisë, në një intervistë me kanalin televiziv TRT, bëri të ditur gatishmërinë e Turqisë për dërgimin e forcave ushtarake në Libi. Në këtë intervistë Erdogan me anë të një deklarate kërcënuese, ka thënë: "Ankaraja për dërgimin e forcave ushtarake në Libi, nuk merr leje nga askush".

Turqia dhe Libia më 27 nëntor gjatë vizitës së Fajez Seraxh, kryeministrit të qeverisë së pajtimit kombëtar të Libisë, në Ankara, kanë nënshkruar një marrëveshje naftore dhe të sigurisë detare. Pavarësisht kundërshtimeve rajonale dhe botërore ndaj nënshkrimit të këtyre marrëveshjeve, Fatih Donmez, ministri i energjisë së Turqisë, ka deklaruar se vendi i tij nëpërmjet institucioneve legjitime, do të vazhdojë zbulimin e naftës dhe gazit në rajonet të cilat janë përfshirë në marrëveshjen e fundit të Turqisë dhe qeverisë së pajtimit kombëtar të Libisë.

 

Tags