Turqia: Evropa duhet të presë valë të re emigrantesh
Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan deklaroi se Evropa duhet të presë një valë të re emigrantësh. Pas shtimit të konflikteve në veri të Sirisë, 80 mijë siriane janë shpërngulur në drejtim të Turqisë.
Kohët e fundit autoritetet e Republikës së Turqisë kanë deportuar gjithsej 110 të huaj të cilët kanë luftuar në Siri në radhët e organizatës terroriste DEASH, raporton Anadolu Agency. Shërbimet kompetente turke zbatojnë procedurat dhe deportojnë terroristët e ISIS-it në vendet prej të cilave kanë ardhur. Në periudhën prej 11 nëntorit deri më 19 dhjetor në vendet e origjinës janë deportuar gjithsej 110 terroristë, përfshirë edhe 46 terroristë të cilët janë deportuar në vendet evropiane. Në mesin e terroristëve të deportuar 21 janë shtetas gjermanë, 13 francezë, 5 britanikë dhe 2 shtetas të Kosovës. Në qendrat për deportim në Turqi gjenden edhe 849 terroristë që presin deportim në vendet e origjinës. Ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë, Süleyman Soylu, disa herë ka thënë se Turqia do të deportojë të gjithë terroristët e kapur në vendet prej ku kanë ardhur. Ai ka theksuar se Turqia nuk është “hotel i askujt për personat e DEASH-it”.