Armët amerikane nuk mund të zëvendësohen nga armët atomike franceze
Kreu i NATO-s Jens Stoltenberg bëri thirrje për forcimin e mbrojtjes kolektive dhe hodhi poshtë idenë e zëvendësimit të garancive amerikane me armët bërthamore franceze.
Gjatë një interviste për agjencinë gjermane të lajmeve DPA, Stoltenberg u shpreh i hapur edhe për të takuar presidentin rus Vladimir Putin. Garancia e sigurisë bërthamore dhënë Europës nga ShBA-ja nuk mund të zëvendësohet nga armët bërthamore franceze, deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Presidenti francez Emmanuel Macron ndezi një debat të nxehtë brenda NATO-s me komentet e muajit të kaluar mbi “vdekjen klinike” të aleancës. Por, sipas sekretarit të përgjithshëm Stoltenberg, armët bërthamore franceze nuk do t’i ofrojnë NATO-s një alternativë të zbatueshme. “Armët amerikane janë pjesë e programit parandalues të NATO-s nga sulmet bërthamore,” i tha ai agjencisë gjermane DPA. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha gjithashtu gjatë intervistës se është i gatshëm të takohet me presidentin rus Vladimir Putin "nëse kushtet janë të drejta," duke argumentuar se dialogu është i rëndësishëm në marrëdhëniet e vështira NATO-Rusi.