Pelosi vendos kushte për dërgimin e dosjes së shkarkimit në Senat
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi, ka deklaruar se nuk do ta dërgojë dosjen e shkarkimit në Senat deri në kohën kur të marrë garanci për mënyrën e shqyrtimit të procesit nga ana e Senatit.
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve në një mesazh të saj në Twitter ka thënë: Deri në kohën kur të mos e dimë se si do të procedohet me procesin e shkarkimit në Senat dhe se çfarë lloj gjykimi do të bëhet, ne nuk do ta çojmë përpara procesin e shkarkimit në Senat. Pelosi edhe një herë ka akuzuar presidentin amerikan se ashtu si në të kaluarën po vazhdon të pengojë punën në procesin e hetimeve për shkarkimin duke nxjerrë padi të sajuara. Nga ana e tij presidenti amerikan Donald Trump, ka akuzuar kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve se ka kryer një proces të padrejtë gjykimi në kongres dhe se ka shkelur të gjitha ligjet. Përfaqësuesit e Kongresit të mërkurën e kaluar kanë miratuar dy nene për procesin e shkarkimit të Donald Trump. Donald Trump akuzohet për skandalin e quajtur Ukrainegate ku ai ushtron presion ndaj presidentit të Ukrainës që në shkëmbin të ndihmave ushtarake të Amerikës të hetojë kundër kandidatit demokrat për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Amerikë dhe për sabotimin e punës së kongresit në procesin e hetimeve për shkarkimin e presidentit.