Kina me rregulla të reja tregtie
Ditët e fundit, Komisioni i Tarifave Doganore i Këshillit të Shtetit njoftoi se do të ulen tarifat për mallrat e importit, si mish derri, fruta dhe pjesë këmbimi të automjeteve. Kjo ulje është një masë e re aktive e qeverisë kineze për zgjerimin e importit, stimulimin e potencialit të importit dhe përmirësimin e strukturës së importit.
Kjo masë tregon gjithashtu që Kina po mban ritmin e vendosur dhe po ngul këmbë te reforma e hapje dhe zhvillimi ekonomik me cilësi të lartë, për të mbështetur një ekonomi të hapur botërore. Kina do të rregullojë tarifat e importit për një gamë produktesh duke filluar nga 1 janari 2020, konkretisht do të ulen tarifat për produktet e konsumit të përditshëm, pajisjet me teknologji moderne, pjesët e këmbimit si dhe mbi 150 produkte druri dhe letre. Duke nisur prej 1 korrikut 2020, Kina do të nisë uljen e pestë të tarifave për 176 produkte të teknologjisë së informacionit. Kjo ulje do të përshtatet me kërkesat e njerëzve dhe tregut dhe do të nxisë zhvillimin e sektorit me teknologji të reja e të larta. Kjo është një masë e re nga qeveria kineze për hapjen e mëtejshme, nxitjen e kërkesës së brendshme dhe përmirësimin e strukturës industriale. Ndër këto masa, prioritet i është dhënë jetesës së banorëve.