Progreset e Rusisë nga gjuha e presidentit Putin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i93491-progreset_e_rusisë_nga_gjuha_e_presidentit_putin
Presidenti rus Vladimir Putin është mburrur për përparimet unike të vendit të tij në armatimin hipersonik, duke thënë se vendet e tjera po përpiqen ta arrijnë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 26, 2019 05:03 Europe/Tirane
  • Progreset e Rusisë nga gjuha e presidentit Putin

Presidenti rus Vladimir Putin është mburrur për përparimet unike të vendit të tij në armatimin hipersonik, duke thënë se vendet e tjera po përpiqen ta arrijnë.

Putin dha deklaratën gjatë mbledhjes së bordit të Ministrisë së Mbrojtjes Ruse, duke shtuar: “Se asnjë vend nuk posedon armë hipersonike, e lëre më armë hipersonike me rreze kontinentale.” Ashtu si Rusia, edhe SHBA e Kina po punojnë për projektet hipersonike. Pekini tha në fillim të këtij viti se testoi një aeroplan hipersonik, ndërsa Forcat Ajrore të SHBA i kanë dhënë një kontratë Lockheed Martin për të zhvilluar një raketë. Udhëheqësi rus tashmë ka treguar publikisht një numër armësh të përparuara, për të cilat ai thotë se janë të afta të mposhtin mbrojtjen e SHBA dhe NATO.