Evropa me rinovimin e sanksioneve po shkatërron mundësitë
Evropa me rinovimin e sanksioneve kundër Rusisë ka humbur mundësinë e përmirësimit të marrëdhënieve me Moskën.
Kështu ka deklaruar Maria Zakharova zëdhënëse e MPJ të Rusisë. Ajo në një konferencë për shtyp deklaroi se me miratimin e sanksioneve është Evropa ajo që pëson dëme dhe për këtë kërkoi rishikimin e politikave sanksionuese të Evropës kundër Rusisë. Kompanitë evropiane për shkak të sanksioneve të Evropës kundër Rusisë kanë pësuar me miliarda euro dëme, tha në fjalën e saj Zakharova. Zëdhënësja e MPJ të Rusisë shpresoi se politikanët evropianë do të veprojnë më me inteligjencë dhe do të rishikojnë politikat e tyre të sanksioneve kundër Rusisë. Ditën e enjte BE me anë të një deklarate njoftoi rinovimin e sanksioneve kundër Rusisë deri më 31 korrik të vitit 2020. Sanksionet kundër Rusisë janë vendosur pas aneksimit të Krimesë nga Rusia në mars të vitit 2014.