Evropa me rinovimin e sanksioneve po shkatërron mundësitë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i93515-evropa_me_rinovimin_e_sanksioneve_po_shkatërron_mundësitë
Evropa me rinovimin e sanksioneve kundër Rusisë ka humbur mundësinë e përmirësimit të marrëdhënieve me Moskën.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Dhjetor 27, 2019 05:00 Europe/Tirane
  • Evropa me rinovimin e sanksioneve po shkatërron mundësitë

Evropa me rinovimin e sanksioneve kundër Rusisë ka humbur mundësinë e përmirësimit të marrëdhënieve me Moskën.

Kështu ka deklaruar Maria Zakharova zëdhënëse e MPJ të Rusisë. Ajo në një konferencë për shtyp deklaroi se me miratimin e sanksioneve është Evropa ajo që pëson dëme dhe për këtë kërkoi rishikimin e politikave sanksionuese të Evropës kundër Rusisë. Kompanitë evropiane për shkak të sanksioneve të Evropës kundër Rusisë kanë pësuar me miliarda euro dëme, tha në fjalën e saj Zakharova. Zëdhënësja e MPJ të Rusisë shpresoi se politikanët evropianë do të veprojnë më me inteligjencë dhe do të rishikojnë politikat e tyre të sanksioneve kundër Rusisë. Ditën e enjte BE me anë të një deklarate njoftoi rinovimin e sanksioneve kundër Rusisë deri më 31 korrik të vitit 2020. Sanksionet kundër Rusisë janë vendosur pas aneksimit të Krimesë nga Rusia në mars të vitit 2014.