Vazhdon gjendja e rënduar shëndetësore e sheik Zekzaki
(last modified Fri, 27 Dec 2019 07:30:45 GMT )
Dhjetor 27, 2019 08:30 Europe/Tirane
  • Vazhdon gjendja e rënduar shëndetësore e sheik Zekzaki

Zyra e lëvizjes islamike të Nigerisë njoftoi se gjendja shëndetësore e sheik Zekzaki lideri i kësaj lëvizjeje, vazhdon të jetë e rënduar.

Zyra e lëvizjes islamike të Nigerisë me anë të një deklarate njoftoi se kanë kaluar 21 ditë nga koha e transferimit të sheik Ibrahim Zekzaki dhe bashkëshortes së tij në burgjet shtetërore dhe aktualisht gjendja e tyre shëndetësore është tepër e rëndë dhe ata kanë nevoje emergjente për medikamente dhe mjek. Masud Shaxhare, përgjegjës i komisionit për të drejtat islame të njeritu me qendër në Londër ka paralajmëruar mbi përkeqësimin e gjendjes fizike të sheik Zekzaki dhe ka thënë: Mënyra e sjelljes së shtetit të Nigerisë me sheik Zekzaki dhe bashkëshorten e tij tregon se ky shtet nuk i kushton rëndësi lirimit të tyre, ndërkohë që ata mbahen në burgun Kaduna në kushte tepër të rënda që vënë në rrezik jetën e të burgosurve. Sheik Zekzaki së bashku me bashkëshorten e tij u sulmua më 13 dhjetor të vitit 2015 në huseinienë e qytetit Zaria. Në këtë sulm me qindra myslimanë mes tyre fëmijët e sheik Zekzaki u vranë dhe u plagosën.

 

 

Tags