Rrëzohet një avion transporti civil në Kazakistan
Një avion i transportit civil të tipit Fokker-100 me 95 pasagjerë ka pësuar defekte në kohën e ngritjes në juglindje të Kazakistanit.
Avioni ishte nisur nga aeroporti Almati për në qytetin Nursultan kryeqytetin e Kazakistanit. Në kohën e ngritjes avioni ka pësuar defekt dhe është përplasur me një mur betoni dhe një ndërtesë dykatëshe. Në këtë aksident ajror 14 persona humbën jetën dhe 35 u lënduan ndërkohë që 22 prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë. Sipas autoriteteve të Kazakistanit të paktën 60 pasagjerë janë shpëtuar nga ky aksident ajror. Komiteti i transportit ajror të Kazakistanit njoftoi se fluturimet e të gjithë avionëve të këtij lloji janë pezulluar deri në një njoftim të dytë. Presidenti i Kazakistanit duke shprehur ngushëllime për viktimat e aksidentit ka thënë se autoritetet përgjegjës do të përballen me ndëshkime të rënda.