Vriten 50 njerëz, plagosen 288 të tjerë në Indi
288 të plagosur, 62 prej të cilëve me armë zjarri.
Është ky bilanci i protestave të dhunshme në qytetin Meerut në shtetin verior të Uttar Pradesh, i cili ka një pakicë të konsiderueshme myslimane. Protestat e dhunshme kanë nisur menjëherë pasi në Indi është miratuar ligji për lehtësime në përfitimin e nënshtetësisë që diskriminon myslimanët. Policia tha se turma të dhunshme sulmuan oficerët në mitingje proteste. Nga të dhënat e para, mësohet se rreth 50 njerëz vdiqën në Uttar Pradesh gjatë trazirave, shumica prej tyre nga të shtëna me armë. Ligji për Ndryshimin e Shtetësisë e bën më të thjeshtë që pakicat e persekutuara nga Afganistani, Pakistani dhe Bangladeshi të marrin shtetësinë Indiane, por nuk përfshin myslimanët. Protestat kundër këtij ligji diskriminues kanë qenë të mëdha në disa qytete indiane, me protestues të dhunshëm që djegin automjete dhe hedhin gurë mbi policinë.