Londra e shqetësuar nga manovrat Iran-Rusi-Kinë
Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Britanik ka shprehur shqetësimin për manovrat e përbashkëta detare Iran-Rusi-Kinë që filluan të Premten 27 Dhjetor në Oqeanin Indian dhe në Detin e Omanit.
Ai i konsideroi këto manovra si një mesazh paralajmërues për britanikët. "Kjo është bota e re ku duhet të punojmë. Ne duhet të mbështesim demokracitë e mesme dhe të mbrojmë interesat që ne i ndajmë", tha Richard Ottoway. "Nëse kufizohemi në veprime në skenën rajonale, ne nuk mund të shmangim ndikimin e të tjerëve në botë. Koalicioni ynë duhet të përbëhet nga India, Japonia, Koreja e Jugut, Kanadaja, Australia dhe partnerët tanë rajonalë", shtoi ai. Ndërkohë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Abas Musavi duke iu referuar stërvitjes së përbashkët midis Iranit, Rusisë dhe Kinës, deklaroi: "Ne tani po jetojmë në një botë post-perëndimore, ku janë të përfshirë të gjithë lojtarët globalë".