Greva bllokon përsëri kompaninë Lufthansa
Dhjetor 28, 2019 05:54 Europe/Tirane
Sindikata e punonjësve të sektorit ajror, UFO njoftoi se punonjësit e kompanisë ajrore Lufthansa janë futur në grevë të përgjithshme për 2 ditë me radhë.
Greva ka nisur pas mosmarrëveshjeve mes kësaj sindikate dhe kompanisë Lufthansa për shkak të pagave dhe shpërblimeve për personelin e avionëve të kompanisë në fjalë. Më herët punonjësit e kompanisë Lufthansa janë futur në grevë për të protestuar kundër shtimit të orëve të punës dhe ligjit të daljes në pension. Kohët e fundit në aeroportet e Gjermanisë janë organizuar disa greva.
Tags