Kriza libiane dhe loja e Turqisë
(last modified Sun, 29 Dec 2019 19:13:32 GMT )
Dhjetor 29, 2019 20:13 Europe/Tirane
  • Kriza libiane dhe loja e Turqisë

Tetë vjet pas rënies së sundimit të Gadafit në Libi, kriza dhe lufta për pushtet në këtë vend vazhdojnë akoma.

Në këto kushte, ndërhyrja e huaj ka shkaktuar përhapjen e terrorizmit, përkeqësimin e situatës ekonomike dhe krizën humanitare në Libi. Në vitin që lamë pas lufta dhe kriza në Libi, ka krijuar kushtet që vendet e huaja të ndërhyjnë në arenën politike të këtij vendi. Gjatë këtij viti gjithashtu lufta për pushtet në Libi vazhdoi. Qeveria Tobaruk në lindje që drejtohet nga gjeneral Haftar dhe Qeveria e Unitetit Kombëtar në Tripoli të kryesuar nga Fiaz Seraj janë në betejë për pushtetin kryesor në vend. Më 27 nëntor, u nënshkrua një marrëveshje e bashkëpunimit ushtarak të sigurisë dhe atë detare midis presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe kreut të qeverisë së unitetit kombëtar libian, Fiaz Seraj. Sipas marrëveshjes, Turqia do t'i dërgojë Libisë pajisje dhe furnizime ushtarake nëse qeveria Libiane e kërkon këtë. Por zyrtarët e Ankarasë janë të vetëdijshëm se futja në Libi ka shumë rreziqe dhe kushton shumë, kështu që duke pranuar rrezikun dhe koston, ata synojnë të arrijnë në Mesdheun lindor dhe ndoshta ata mundohen të rigjallërojnë trashëgiminë e perandorisë Osmane. Ata e dinë që, së bashku me të gjitha llogaritjet e tyre të tjera për një prani më të fuqishme në Mesdheun lindor, ata duan të rivendosin autoritetin otoman në këtë zonë dhe kjo është arsyeja pse Libia mund të jetë fillimi i pranisë së tyre në këtë rajon. Por ndërkohë, fqinji lindor I Libisë d.m.th. Egjipti duket se nuk e pranon lehtë praninë e Turqisë në këtë vend dhe duke patur disa dallime interesi dhe madje edhe në ideologji me zyrtarët aktualë turq, natyrisht ka refuzuar të pranojë praninë e turqve në Libi. Prandaj, në bashkëpunim me Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat nuk janë të kënaqur me Ankaranë dhe veçanërisht me presidentin Rexhep Tajip Erdogan, ata do të përdorin mjetet e tyre për të kundërshtuar praninë e turqve në Libi dhe me një aleancë me forcat në lindje të Libisë tani nën komandën e gjeneral Khalifa Haftar po testojnë një formë demonstrimi force në këtë vend. Pra, ne duhet të presim dhe të shikojmë nga afër zhvillimet në rajon, sepse nga njëra anë, duket se Turqia po sjell forcat e veta, duke përfshirë elementë të Frontit Nusra dhe Tahrir al-Sham, etj. dhe nga ana tjetër Arabia Saudite dhe EBA me ndihmën e Egjiptit, po bashkojnë elementët e ISIS dhe Boko Haram, etj. me ushtrinë nën komandën e gjeneral Haftar, duke e kthyer Libinë në një vend tjetër pas Sirisë për të provuar forcën.

 


 

Tags