Mike Pompeo justifikon sulmin kundër Hashd Shaabi, duke akuzuar Iranin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i93589-mike_pompeo_justifikon_sulmin_kundër_hashd_shaabi_duke_akuzuar_iranin
Sekretari amerikan i shtetit për të justifikuar sulmin e Amerikës kundër forcës së mobilizimit popullor Hashd Shaabi në Irak, edhe një herë ka ngritur gishtin e akuzës kundër Iranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 30, 2019 05:13 Europe/Tirane
  • Mike Pompeo justifikon sulmin kundër Hashd Shaabi, duke akuzuar Iranin

Sekretari amerikan i shtetit për të justifikuar sulmin e Amerikës kundër forcës së mobilizimit popullor Hashd Shaabi në Irak, edhe një herë ka ngritur gishtin e akuzës kundër Iranit.

Mike Pompeo pa përmendur krimet e Amerikës në Irak, deklaroi se ky sulm ishte përgjigje ndaj veprimeve të Iranit. Pompeo në vazhdim të qëndrimeve anti-iraniane të tij deklaroi : Nga Irani kërkojmë të veprojë sipas 12 kushteve të majit 2018 në rast se dëshiron të kthehet në Bashkësinë Ndërkombëtare. Dronët amerikane kanë sulmuar njësitet 45 dhe 46 të forcës Hashd Shaabi në rajonin Kaem në afërsi të kufirit mes Irakut dhe Sirisë duke martirizuar 25 dhe plagosur 51 pjesëtarë të kësaj force të mobilizimit popullor. Grupet dhe partitë politike në Irak kanë dënuar këtë sulm dhe atë e kanë quajtur shkelje të sovranitetit të Irakut. Edhe regjimi sionist ka sulmuar disa herë pozicionet dhe bazat e Hashd Shaabi në Irak. Amerika dhe regjimi sionist pas suksesit të forcës së mobilizimit popullor Hashd Shaabi në luftën kundër grupeve terroristë në rajon, janë duke shtuar presionet e tyre kundër kësaj force. Hashd Shaabi në vitin 2014 u krijua pas dekretit fetar të Ajetollah Sistani, lideri i madh shiit i Irakut dhe në vitin 2016 mori aprovimin e parlamentit irakian që të jetë pjesë e forcave të armatosura të Irakut.