Presidenti Sanders, fraza më e përmendur në Twitter
Hashtagu ( fraza) “ Presidenti Sanders” është hashtagu i dytë më i përdorur në Twitter nga amerikanët.
Amerikanët si frazën më të përdorur në Twiter kanë përdorur hashtagun Bernie Sanders president dhe sipas shumë sondazheve, Barnie Sanders është i dyti në radhët e demokratëve për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Sanders i cili ka pikëpamje të majta dhe sociale në zgjedhjet e vitit 2016 vendin e tij ia la Hillari Klinton kandidate e demokratëve për zgjedhjet presidenciale. Sondazhet në Amerikë tregojnë se amerikanët më shumë preferojnë zgjedhjen e një presidenti nga radhët e demokratëve sesa Donald Trump nga radhët e republikanëve. Në rezultatet e fundit vihet re se Joe Biden kryeson kandidatët demokratë për zgjedhjet presidenciale dhe rivalitetin me Donald Trump në zgjedhjet e vitit 2020. 26% e të anketuarve në një sondazh janë të mendimit se Biden ka shumë mundësi të dalë fitues përballë Trump. Sanders është kritik i ashpër dhe serioz i politikave të brendshme dhe të jashtme të Donald Trump, presidentit aktual të Amerikës.