Ligjvënësit e Turqisë miratojnë vendosjen e trupave në Libi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i93666-ligjvënësit_e_turqisë_miratojnë_vendosjen_e_trupave_në_libi
Ligjvënësit turq kanë votuar me 325 vota për dhe 184 kundër dërgimit të trupave për një vit në Liibi. Aktualisht ekzistojnë shqetësime se forcat turke mund ta përkeqësojnë konfliktin në Libi.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 02, 2020 21:02 Europe/Tirane
  • Ligjvënësit e Turqisë miratojnë vendosjen e trupave në Libi

Ligjvënësit turq kanë votuar me 325 vota për dhe 184 kundër dërgimit të trupave për një vit në Liibi. Aktualisht ekzistojnë shqetësime se forcat turke mund ta përkeqësojnë konfliktin në Libi.

Qeveria e kryeministrit, Fajez Sarraxh me bazë në Tripoli dhe e mbështetur nga OKB-ja është duke luftuar kundër administratës rivale me bazë në lindje të shtetit, të udhëhequr nga gjenerali, Khalifa Haftar. Forcat besnike të gjeneralit, që përkrahet nga Rusia, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe vendet tjera, duke përfshirë ata që besohet se janë mercenarë rusë, kanë nisur një ofensivë për të pushtuar kryeqytetin e Libisë. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë se Qeveria e Fajez Sarraxh ka kërkuar pozicionimin e trupave turke. Ankaraja thotë se ky veprim është shumë i rëndësishëm për ruajtje të interesave që ka Turqia në Libi dhe pjesën lindore të Mesdheut.