Janar 03, 2020 17:41 Europe/Tirane
  • Putin dhe Macron shprehin shqetësimin për vrasjen e Gjeneral Suleimanit

Presidentët e Rusisë dhe të Francës në një bisedë telefonike shprehën shqetësimin për vrasjen e Gjeneral Kasem Suleimanit në një sulm ajror të ushtrisë amerikane në Bagdad.

Siç njofton agjencia e lajmeve IRNA, Vladimir Putin dhe Emanuel Macron u shprehën të shqetësuar për vrasjen e Gjeneral Kasem Suleimanit, komandantit të Forcave Kuds të Gardës Revolucionare të Iranit, gjatë sulmit të kryer nga SHBA në aeroportin e Bagdadit. Të dy palët theksuan se ky veprim mund të përkeqësojë situatën në rajon. Edhe zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Geng Shuang të Premten reagoi ndaj vrasjes së Komandantit të Forcave Kuds, dhe u bëri thirrje Iranit dhe SHBA-së që të ushtrojnë vetëpërmbajtje. Ministria e Jashtme turke në një deklaratë të Premten tha se operacioni terrorist amerikan i cili çoi në vrasjen e Gjeneral Kasem Suleimanit do të përshkallëzojë pasigurinë në rajon.

 

Tags