Veprimi kriminel i Trump për të ikur nga interpelanca
Gazeta amerikane në editorialin e saj sot ka shkruar se urdhri i presidentit të Amerikës për vrasjen e komandantit të forcës Kods të Gardës Revolucionare të Iranit është bërë me qëllim që ai të ikë nga interpelanca.
Gazeta amerikane "New York Times" në editorialin e saj me titull "Ndryshoi loja", ka shkruar: "Në kohën kur Donald Trump, presidenti i Amerikës, po pret mbledhjen e Senatit për interpelancën e tij, ka dhënë urdhër për kryerjen e këtij sulmi terrorist (vrasjen e gjeneral Solejamni) dhe kjo bëhet shkak që të paraqitet shumë pyetje të këqija në lidhje me motivin e tij".
Gazeta "New York Times" në vazhdim shkruan: "Duke marrë parasysh të kaluarën me plotë gënjeshtra dhe gënjeshtra dhe më shumë gënjeshtra të Trump, thirrja e tij në interpelancë me akuzë të keqpërdorimit të pushtetit dhe të kaluarën e tij në marrjen e vendimeve të çastit për politikën e jashtme të cilat kanë dëmtuare kredibilitetin e tij brenda dhe jashtë Amerikës, autoritetet e Shtëpisë së Bardhë duhet të japin më shumë shpjegime në lidhje me këtë veprim".
Gazeta tjetër amerikane "Los Angeles Times" gjithashtu në një raport të saj ka shkruar se ekipi i sigurisë kombëtare të Amerikës nuk e mendonte se Donald Trump të pajtohet për dhënien e urdhrit për vrasjen e gjeneral Kasem Solejmanit.
Në këtë raport thuhet: "Trump në mënyrë të papritur, ka zgjedhur goditjen e gjeneral Kasem Solejmanit mes opsioneve të ndryshme dhe ky vendim është marrë edhe me inkurajimin e disa ekstremistëve në mesin e këshilltarëve të tij".