Trump mundohet të mbulojë tmerrin nga frika e hakmarrjes
https://parstoday.ir/sq/news/world-i93748-trump_mundohet_të_mbulojë_tmerrin_nga_frika_e_hakmarrjes
Presidenti amerikan ditën e shtunë nga frika e hakmarrjes së Iranit, në një mesazh të tij në Twitter ka vazhduar ekzagjerimet e tij kundër Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 05, 2020 05:22 Europe/Tirane
  • Trump mundohet të mbulojë tmerrin nga frika e hakmarrjes

Presidenti amerikan ditën e shtunë nga frika e hakmarrjes së Iranit, në një mesazh të tij në Twitter ka vazhduar ekzagjerimet e tij kundër Iranit.

Donald Trump në mesazhin e tij ka pretenduar se në rast se Irani reagon ndaj sulmit terrorist të Amerikës që çoi në martirizimin e Kasem Sulejmani, komandantit të forcave Kods të gardës revolucionare dhe sulmon interesat e Amerikës, Uashingtoni do të sulmojë 52 pika brenda në Iran. Komandanti i përgjithshëm i gardës revolucionare, ditën e shtunë duke reaguar ndaj aktit terrorist të Uashingtonit në martirizimin e Kasem Sulejmani komandant i forcave Kods, ka paralajmëruar Uashingtonin duke thënë: Vrasja e gjeneral Sulejmanit do të pasohet nga një hakmarrje strategjike që me padyshim do t’i japë fund pranisë së Amerikës në rajon. Gjeneral Kasem Sulejmani, komandanti i forcave Kods të gardës revolucionare dhe disa shoqërues të tij, u martirizuan pas një sulmi terrorist të Amerikës në afërsi të aeroportit të Bagdadit. Sipas Departamentit Amerikan të Luftës ( Pentagon ) sulmi terrorist u krye me urdhër direkt të presidentit Donald Trump. Shumë vende të botës e kanë dënuar këtë sulm terrorist të Amerikës.