Iraku padit SHBA në Këshillin e Sigurimit të OKB
Në letra të veçanta për Këshillin e Sigurimit të OKB dhe Asamblenë e Përgjithshme të OKB, Ministria e Jashtme e Irakut ka paditur SHBA-të për sulmin kundër bazave ushtarake irakiane dhe për vrasjen e komandantëve të tij ushtarakë.
Siç njofton agjencia e lajmeve IRNA, në një letër të dielën, Ministria e Jashtme e Irakut i kërkoi Këshillit të Sigurimit të OKB të dënojë sulmet e SHBA në Irak dhe vrasjen e komandantëve ushtarakë në tokën irakiane , duke theksuar se kjo lëvizje e SHBA në tokën e Irakut është një shkelje e rrezikshme e sovranitetit të tij kombëtar. Më parë, Ministria e Jashtme e Irakut thirri Matthew Tueller, ambasadorin amerikan në Bagdad, për të dënuar veprimet e SHBA-së në vrasjen e komandantit të Forcës Kuds të Gardës Revolucionare të Iranit dhe të nënkryetarit të Lëvizjes për Mobilizimin Popullor të Irakut, duke e përshkruar atë si një shkelje të sovranitetit të Irakut. Ndërkohë, Parlamenti i Irakut në një votim në mbrëmjen e së dielës miratoi gjithashtu një plan për largimin e trupave amerikane nga Iraku.