Protesta përballë ambasadave të Amerikës në Bruksel dhe Londër
Kundërshtarët e sulmit terrorist të Amerikës që çoi në martirizimin e gjeneral Kasem Sulejmani, janë mbledhur përballë ambasadave të Amerikës në Londër dhe në Bruksel ku kanë hedhur slogane kundër presidentit amerikan, kryeministrit dhe ministrit të jashtëm të Anglisë.
Sipas një njoftimi të Daily Mail, protestuesit duke mbajtur flamurin e Iranit dhe të Irakut, presidentin amerikan Donald Trump e kanë quajtur terrorist. Protesta është organizuar nga unioni i studentëve myslimanë në Evropë. Të pranishmit gjithashtu kanë lëshuar slogane kundër kryeministrit Boris Johnson dhe ministrit të jashtëm të Anglisë Dominik Rab, të cilët i kanë akuzuar për mbështetjen e terrorizmit. Të njëjtat protesta janë organizuar edhe përballë ambasadës së Amerikës në Bruksel, ku të pranishmit i kanë kërkuar presidentit Donald Trump të heqë dorë nga politikat e tij luftënxitëse kundër Iranit. Sipas deklaratës së lëshuar nga departamenti amerikan i luftës, Pentagon, urdhri për asgjësimin e gjeneral Kasem Sulejmanit u dha nga vetë presidentit Donald Trump. Gjeneral Kasem Sulejmani ishte një nga figurat më kryesore në luftën kundër grupit terrorist ISIS në Irak dhe në rajonin e Azisë perëndimore.