Letra e komandës amerikane për Irakun: Do të largohemi nga Iraku
https://parstoday.ir/sq/news/world-i93813-letra_e_komandës_amerikane_për_irakun_do_të_largohemi_nga_iraku
Agjencia franceze dhe Reuters e lajmeve kanë zbuluar se ushtria amerikane në një letër zyrtare dërguar qeverisë së Irakut ka shprehur gatishmërinë për tu larguar nga territori irakian.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 07, 2020 05:23 Europe/Tirane
  • Letra e komandës amerikane për Irakun: Do të largohemi nga Iraku

Agjencia franceze dhe Reuters e lajmeve kanë zbuluar se ushtria amerikane në një letër zyrtare dërguar qeverisë së Irakut ka shprehur gatishmërinë për tu larguar nga territori irakian.

Ky është reagimi i parë ndaj vendimi të parlamentit të Irakut i cili ka votuar pro largimit të forcave amerikane nga Iraku. William Seely komandant i shtabit të përbashkët të ushtrisë amerikane, në një letër dërguar homologut të tij në Irak ka thënë se Amerika do të tërheqë trupat e saj nga Iraku. Një foto e letrës gjithashtu është përhapur në internet dhe thuhet se ajo ka dalë nga kryeministria e Irakut. Agjencia CNN e lajmeve në Amerikë ka thënë se presidenti amerikan Donald Trump për shkak të publikimit të letrës është tepër i mërzitur. Mërzitja e tij ka shkuar deri atu saqë ai u ka kërkuar shpjegime zëvendësve dhe asistentëve të tij lidhur me këtë çështje.