Cinizmi i Sherman për Trump, çdo gjë është mirë?
https://parstoday.ir/sq/news/world-i93860-cinizmi_i_sherman_për_trump_çdo_gjë_është_mirë
Wendy Sherman ish zv/sekretarja e jashtme e Amerikës njëkohësisht kryengociatore e lartë e Amerikës në bisedimet bërthamore, duke reaguar ndaj cicërimit të Donald Trump pas sulmit raketor të Iranit ndaj dy bazave ushtarake amerikane në Irak i cili ka thënë se çdo gjë është mirë, është tallur me presidentin amerikan dhe ka thënë: Çdo gjë është mirë? Me të vërtetë?
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 08, 2020 09:06 Europe/Tirane
  • Cinizmi i Sherman për Trump, çdo gjë është mirë?

Wendy Sherman ish zv/sekretarja e jashtme e Amerikës njëkohësisht kryengociatore e lartë e Amerikës në bisedimet bërthamore, duke reaguar ndaj cicërimit të Donald Trump pas sulmit raketor të Iranit ndaj dy bazave ushtarake amerikane në Irak i cili ka thënë se çdo gjë është mirë, është tallur me presidentin amerikan dhe ka thënë: Çdo gjë është mirë? Me të vërtetë?

Nëse dikush tjetër do ta thoshte atë, Trump do ta sulmonte dhe diskreditonte atë. Trump sot në darkë pas hakmarrjes së ashpër të Iranit me sulmin ndaj dy bazave ajrore të Amerikës në Irak në një cicërim në Twitter ka shkruar: Çdo gjë është mirë. Jemi duke analizuar dëmet dhe viktimat. Deri tani çdo gjë është mirë. Ne kemi ushtrinë më të fuqishme dhe më të pajisur në botë. Nesër në mëngjes do të publikoj një deklaratë. Sherman që është një prej kritikëve të aparatit të dobët diplomatik të Amerikës në një cicërim në Twitter ka shkruar: Sigurisht është mirë nëse nuk kemi viktima. Shpresoj që edhe për irakianët të jetë mirë, mirëpo situata aktuale është serioze dhe nuk është koha për të treguar prepotencë dhe mburrje. Mediat amerikane më herët kanë njoftuar se Trump do të mbajë një fjalim në Shtëpinë e Bardhë lidhur me sulmin e Iranit ndaj bazave amerikane në Irak. Mirëpo një prej funksionarëve të shtëpisë së bardhë njoftoi se Trump nuk do të mbajë fjalim dhe nuk do të lëshojë ndonjë deklaratë zyrtare. Sherman diplomate amerikane dhe drejtoreshë e qendrës drejtuese publike të shkollës Harvard Kenedi, kohët e fundit ka kritikuar dobësinë e aparatit diplomatik të Amerikës të kryesuar nga Mike Pompeo në ruajtjen dhe mbrojtjen e diplomatëve të këtij vendi.